Faqja jon per shkak disa shkaqeve personale ; do jet offlinee ;
; por do kthehemi perseri ; me shum risi ; shum gjera qe do tju befasoj ;
; do jemi me shum online ; do jemi te paret qe doo qesim lajme nga sporti;
;me respekt staff ; VetemSPORT
Faqja jon per shkak disa shkaqeve personale ; do jet offlinee ;
; por do kthehemi perseri ; me shum risi ; shum gjera qe do tju befasoj ;
; do jemi me shum online ; do jemi te paret qe doo qesim lajme nga sporti;
;me respekt staff ; VetemSPORT
Kampioni i Italisë, Milani, ka konfirmuar në faqen zytare se mbrojtësi, Thiago Silva, do të mungojë tri deri në katër javë.
Thiago Silva ishte në rrezik për ndeshjen ndaj Romës, për shkak të një dëmtimi muskulor, por Allegri e rrezikoi dhe braziliani u largua pas vetëm dhjetë minutash.
Pas ndeshjed Allegri deklaroi se Thiago Silva do të mungojë sigurt në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës që zhvillohet në San Siro, por ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar se qendërmbrojtësi do të mungojë tri deri në katër javë.
Kjo do të thotë se Thiago Silva do të mungojë edhe në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në Camp Nou, e që përbën lajm aspak të mirë për Massimiliano Allegrin, i cili duhet të llogarisë në të posa rikthyerin Alessandro Nesta, që shihet si zëvëndësuesi më i mirë i atij që konsiderohet mbrojtësi më i mirë në botë.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se ai beson se ndoshta është duke e kaluar sezonin më të mirë në karrierën e tij, pasi ishte vendimtar në fitoren prej 2-1 ndaj Romës në San Siro. P
“Që disa ditë kam pasur fat të keq, por adrenalina në fushë vërtet më ndezi për të shënuar gola”.
“Falë Zotit, gjithçka shkoi mirë. Unë mendoj se ky është sezoni im më i mirë në karrierë. Mendoj se forma ime në kampionat ka qenë më shumë se e përkryer. Unë ndihem mirë fizikisht dhe mentalisht, kam luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet. Është edhe një muaj i tërë për t’u luajtur dhe është fakt se jam i lodhur, por ndihem mirë”, ka thënë Ibra.
Manchester City ka arritur të nxjerrë një pikë në udhëtim te Stoke City. Takimi i zhvilluar në Britannia Stadium përfundoi me rezultat 1-1.
Peter Crouch i kaloi në epërsi vendasit pas asistimit të Jermaine Pennant (59’).
Shpëtimtari i ‘pasanikëve’ rezultoi Yaya Toure, i cili shënoi golin e barazimit (76’).
Manchester City ka pikë të barabarta me Manchester Unitedin në krye të tabelës, ndërsa Djajtë e Kuq të hënën luajnë ndaj Fulhamit dhe kanë gjasa reale për t’u distancuar në tre pikë.
San Siro ishte arena e derbit të parë në Serie A për këtë javë, i cili u zhvillua mes Milanit dhe Romës, ndërsa përfundoi me rezultat 2-1 në favor të vendasve.
Takimi pati një fillim të zbehtë, mirëpo duke shkuar ka fundi i pjesës së parë skuadrat filluan të krijonin raste, ndërsa ishin Rossonerët ata që i patën shanset e para.
Megjithatë, ishin Giallorossët ata që shënuan të parët. Pas një pastrimi jo të mirë të Ambrosinit, De Rossi goditi drejt portës, ndërsa Pablo Osvaldo e dërgoi topin në rrjet (44’).
Në gjysmën e dytë, De Rossi ndali me dorë një goditje të Ambrosinit dhe arbitri akordoi penalti. Zlatan Ibrahimovic e nivelizoi ndeshjen nga pika e bardhë.
Ibracadabra ishte njeriu që shënoi edhe golin e fitores me kokë (83’), ndërsa ky ishte goli i tij i 22-të në Serie A këtë edicion.
Kjo fitore e largon Milanin në shtatë pikë nga Juventusi që të dielën zhvillon Derby d’Italia ndaj Interit.
Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-0 në udhëtim në Iberostar Estadi të Mallorcas.
Mysafirët zhvilluan një gjysmë të parë dominuese duke arritur të shënojnë një herë.
Pas një goditjeje të lirë nga Lionel Messi, Alexis Sanchez vetëm e preku topin për ta plasuar në rrjet (25’).
Në gjysmën e dytë, vendasit tentuan që ta kthenin lojën në favor të tyre, ndërsa një lehtësim për ta ishte edhe përjashtimi i Thiago Alcantaras me kartonin e dytë të verdhë (57’).
Megjithatë, përkundër këtij përjashtimi, Blaugranët vazhduan të impononin lojën e tyre dhe të shfaqeshin të rrezikshëm, por edhe të shënojnë.
Edhe goli i dytë i Barcës u ndërtua nga Leo Messi, i cili goditi shtyllën, ndërsa Gerard Pique ishte aty për të shënuar (79’).
Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet vetëm tre pikë prapa Real Madridit që zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Real Sociedadit
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka kërkuar nga skuadra e tij që ta fitojë titullin e kampionit të Serie A këtë sezon në mënyrë që ta vënë edhe yllin e dytë në fanellë.
Klubet italiane çdo dhjetë tituj mund të vendosin nga një yll në fanellë, ndërsa nëse Rossonerët e fitojnë Scudetton këtë edicion, do të mund ta vënë yllin e dytë pasi do të regjistronin titullin e 20-të në Kampionatin italian.
“Sezonin e ardhshëm e dua yllin e dytë. Jam i lumtur që po e drejtoj Milanin”.
“Kam djelmoshat, të cilët mund ta fitojnë sërish kampionatin dhe të cilët po luajnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës”, ka thënë Allegri.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, është përpjekur që ta bartë presionin te Juventusi për supersfiden – Derby d’Italia që zhvillohet të dielën mbrëma në Juventus Stadium.
Nerazzurrët po përjetojnë një sezon mjaft të vështirë, ndërkohë që Bianconerët vetëm fitorja do t’i mbante në garën për titullin e Serie A.
“Në këtë situatë, ndeshja është më e rëndësishme për Juventusin sesa për Interin, prandaj ata kanë më shumë për të humbur”.
“Me një humbje, Juve do të mbetej shumë prapa Milanit në tabelë”.
“Ata, po ashtu, kanë frikë se Interi mund të jetë skuadra e parë që mund t’i mposhtë këtë sezon”, ka thënë Ranieri në një konferencë për media.
Me rezultat prej 3-0, Arsenali e ka mposhtur Aston Villan në takimin e zhvilluar të shtunën në Emirates.
Topçinjtë i dhanë fund dilemës për fituesin që në gjysmën e parë kur i shënuan dy gola, ndërsa edhe një herë shënuan në gjysmën e dytë.
Kieran Gibbs (16’), Theo Walcott (25’) dhe Mikel Arteta (90’+2) ia siguruan Arsenalit tre pikë të reja për ta distancuar nga Tottnehami që barazoi pa gola ndaj Chelseat.
Nga ana tjetër, Liverpooli është mposhtur në terren të vet nga Wigan Athletic.
Shaun Maloney (30’) dhe Gary Caldwell (63’) shënuan për mysafirët, ndërsa Luis Suarez (47’) realizoi për vendasit.
Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, ka deklaruar se debati për Lionel Messin si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave po e bën tepër nervoz legjendën braziliane Pele.
24 vjeçari theu rekordin e Cesar Rodriguez me anë të një hettriku të shënuar ndaj Granadës më herët gjatë javës dhe shumë kanë filluar ta vlerësojnë argjentinasin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Maradona ka refuzuar që të hyjë në këtë debat, por ka bërë të qartë se Messi po e nervozon Pelen.
“Nuk është për mua që të them kush është më i miri apo më i keqi. Unë gjithmonë kam thënë se duhet ta lëmë Messin të qetë”.
“Mbi të gjitha, gjëja më e mirë në këtë debat për Messin dhe mua është se ekziston një njeri zezak në FIFA që nuk është aspak i lumtur pse Messi po vlerësohet kaq lart”, ka deklaruar Maradona.